Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ditën e djeshme (e martë) u bënë prindër për herë të dytë.
Dyshja e famshme kanë mirëpritur një vajzë që e kanë quajtur, Luna Mari Ejlli.
Të njëjtit morën mesazhe të shumta pas lindjes së vajzës në rrjete sociale, ku edhe njoftuan lajmin.
Në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania 3 një urim atyre iu bë edhe nga moderatori Ledion Liço.
Ai ndau pak kohë televizive për të uruar çiftin që u njoh në këtë format dhe kurorëzoi dashurinë me martesë.
“Sot në mesditë ndërkohë Big Brother dhe familja e Big Brother mori një lajm shumë të gëzuar. Fituesi i edicionit të dytë dhe një nga protagonistët Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë me një bebe që quhet Luna”, u shpreh ai.
Liço shtoi: “Nga studio i urojmë të bëhet e gjatë, e lumtur dhe e dashur për të gjithë si dy prindërit e saj”.
Për këtë u bë edhe një reagim nga Kiara, e cila tha: “Faleminderit Big Brother VIP, Ledion Liço”. /Telegrafi/