Site icon Telegrafi

Upamecano kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, por Bayerni shihet favorit

RB Leipzig është vendosur që të lejojë Dayot Upamecano të largohet gjatë verës, ndërsa shumë klube janë vënë pas tij.

Mbrojtësi i ri është subjekt i interesimit serioz nga klubet në të gjithë Evropën.

Barcelona, Real Madridi, Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë të lidhur shumë me transferimin e lojtarit.

Lexo po ashtu Barcelona do një qendërmbrojtës të ri, tre emra në listën e dëshirave

Megjithatë, sipas gazetës franceze L’Equipe, klubi i madh gjerman, Bayern Munichu udhëheq garën.

Gazeta gjithashtu pretendon se qendërmbrojtësi francez 21-vjeçar mund të largohet nga Leipzig këtë verë, por klubi do ta lërë të largohet vetëm për një tarifë prej të paktën 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Upamecano i bën të qartë Leipzigut se do të largohet në verë, klubi gjerman i vendos çmimin e largimit

Kjo është për shkak të pandemisë Covid-19, pasi të ardhurat e klubit janë stagnuar dhe RB Leipzig mund të mbledhë shumë para përmes shitjes së Upamecanos.

Ndërsa shumë klube dëshirojnë lojtarin, Bayern është i vetmi klub me një propozim konkret tani. /Telegrafi/

Exit mobile version