Telegrafi

Unitedi tani kërkon nga Reali 200 milionë euro për Pogban

Paul Pogba (Foto: Goal.com)

Real Madridi është duke insistuar në transferimin e Paul Pogbas, mirëpo Manchester Unitedi refuzon t’i ndajë rrugët me mesfushorin francez.

Los Blancos ka disa muaj që po e kërkojnë transferimin e kampionit të botës, derisa Djajtë e Kuq nga dita në ditë po e ndryshojnë çmimin.

Sipas Marca-s, skuadra angleze thuhet se tani kërkon 200 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, por natyrisht se ajo shumë nuk mund të ofrohet nga mbretërit.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Nga ditët që kalojnë, Real Madridi do ta ketë edhe më të vështirë transferimin e Pogbas, pasi më 8 gusht mbyllet afati kalimtar në Ligën Premier.

Me mbylle e afatit të transferimeve në Angli, i bije që Manchester Unitedi nuk do të mund ta gjejë zëvendësuesin e francezit, për ta mbajtur kështu atë në skuadër.

Lexo po ashtu Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t'i shesë Reali për ta financuar blerjen e Pogbas

Mino Raiola ka bërë të ditur javë më parë se dëshira e mesfushorit është që të largohet nga Old Trafford, mirëpo skuadra angleze nuk heq dorë nga shërbimet e tij.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë për Pogban, ndërsa madrilenët po punojnë që marrëveshja të mbyllë më së largu deri në javën e ardhshme. /Telegrafi/