Telegrafi

Unitedi rivalizon Interin dhe Juventusin, Djajtë kanë gati ofertën për Kulusevskin

Manchester Unitedi është klubi i fundit që dëshiron shërbimet e talentit Dejan Kulusevski.

Reprezentuesi suedez është nën pronësi të Atalantas, por i huazuar te Parma, klub me të cilin po shkëlqen në këtë fillim sezoni në Serie A.

19-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 14 ndeshje duke bërë shumë klube të mëdha italiane të vihen pas tij.

Lexo po ashtu Klubet e mëdha evropiane në 'luftë' për talentin Kulusevski

Interi dhe Juventusi ishin dy skuadrat që mendohej se do të garojnë për shërbimet e Kulusveskit, por tani garës i është shtuar edhe një klub anglez.

Sipas mediumit Daily Star, Manchester Unitedi i është bashkuar garës për Kulusevskin.

Ky medium britanik thekson gjithashtu se Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë edhe një ofertë prej 21 milionë funte apo rreth 25 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/