Manchester Unitedi thuhet se po tenton ta transferojë Ousmane Dembelen nga Barcelona në mënyrë që ta kalojë krizën e golave.
Ole Gunnar Solskjaer në këtë verë i largoi Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin që kaluan te Interi, mirëpo dështoi t’i zëvendësonte.
Sipas asaj që raporton The Indepedent, bordi i Djajve të Kuq po tenton që ta transferojë sulmuesin francez nga Blaugranasit.
Dembele ka zhvilluar vetëm dy paraqitje në këtë sezon, pasi ka zgjatur muskulin e këmbës së djathtë, derisa nuk po arrin ta tregojë vetën në Camp Nou.
Skuadra katalunase është e gatshme që ta shesë lojtarin 22-vjeçar për një shumë rreth 100 milionë euro edhe pse e transferuan nga Borussia Dortmundi për 140 milionë.
Barcelona në këtë verë e transferoi Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi për 120 milionë euro, andaj nuk ka shumë hapësirë për francezin. /Telegrafi/