Manchester Unitedi është përfshirë në garë për talentin francez, Eduardo Camavinga – bën të ditur AS.
Ylli i Rennes tashmë është bërë pjesë e ekipit të Francës, ndërsa në verën e ardhshme pritet të largohet nga klubi i Ligue 1.
Lista e klubeve të mëdha evropiane që i duan shërbimet e 17-vjeçarit është shumë e gjatë.
Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi, janë klubet kryesore që kanë shprehur interesim për mesfushorin e talentuar.
Ndërsa së fundmi në garë janë përfshirë edhe Djajtë e Kuq, të cilët e duan në radhët e veta Camavingan. /Telegrafi/