Telegrafi

Unitedi pas Axel Disasi, për shkak të paqartësisë rreth të ardhmes së Maguire e Lindelof

(Foto: Getty)

Manchester Unitedi e ka forcuar interesimin për mbrojtësin e Monacos, Axel Disasi, të cilin planifikon ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror.

Sportsmail kishte raportuar që në janar lidhur me interesimin e Djajve të Kuq për shërbimet e 25-vjeçarit, të cilin Didier Deschamps e ftoi në Kampionatin Botëror pas lëndimit të William Saliba.

Lexo po ashtu Manchester United dhe Bayern Munich pas mbrojtësit Axel Disasi

Bisedimet kanë vazhduar, mirëpo Unitedi është vetëm një prej klubeve të shumta angleze që i duan shërbimet e mbrojtësit francez.

(Foto: Getty)

Disasi ka marrëveshje me Monacon deri në verën e vitit 2025, por burimet në Francë thonë se klubi i Ligue 1 mund ta shesë në verë për një shumë prej afro 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Ten Hag miraton shitjen e dy yjeve të ekipit të Man Utd

Situata me formën e Harry Maguire e Victor Lindelof dhe problemet fizike të Raphael Varane, e kanë detyruar trajnerin Erik ten Hag që të mendojë për një tjetër mbrojtës në verë.

Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Tottenham Hotspur dhe West Ham United, janë në mesin e shumë klubeve të interesuara për Disasi. /Telegrafi/