Telegrafi

Unitedi ngrit në 73 milionë euro ofertën për mbrojtësin Maguire

Harry Maguire (Getty Images)

Manchester United ka etiketuar mbrojtësin anglez të Leicester Cityt, Harry Maguiren, si objektivin kryesor të mbrojtjes dhe tashmë po bënë gati ofertën e dytë.

Djajtë e Kuq mbeten në treg për përforcime në pjesën e pasme të fushës apo më saktë në qendër të mbrojtjes.

Drejtuesit e klubit konsiderojnë si një shtesë ideale njërin që ka bërë përshtypje me Anglinë në Kupën Botërore 2018.

Lexo po ashtu Historia e suksesit të mbrojtësit Maguire: Në Euro 2016 ishte tifoz së bashku me shokët, në Kupën e Botës 2018 në gjysmëfinale me Anglinë

Është fjala për qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

Maguire ishte njëri nga më të mirët te Anglia në Kupën e Botës (Getty Images)

Sipas mediumit angleze Daily Mail, Unitedi po përgatit një ofertë prej 65 milionë funtesh apo 73 milionë eurosh për mbrojtësin anglez.

Për Maguiren u përfol se klubi nga Old Trafford bëri ofertë edhe para një jave, por e cila mendohet se u cilësua e ulët nga Dhelprat.

Lexo po ashtu Unitedi përgatit 56 milionë euro për Maguiren

Oferta e parë për mbrojtësin anglez thuhet se ishte 50 milionë funte apo 56 milionë euro.

Përveç Maguires, Djajtë e Kuq kanë etiketuar edhe kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci, Toby Alderëiereld të Tottenham Hotspur dhe Jerome Boateng si objektiva të mbrojtjes. /Telegrafi/