Manchester United ka etiketuar mbrojtësin anglez të Leicester Cityt, Harry Maguiren, si objektivin kryesor të mbrojtjes dhe tashmë po bënë gati ofertën e dytë.
Djajtë e Kuq mbeten në treg për përforcime në pjesën e pasme të fushës apo më saktë në qendër të mbrojtjes.
Drejtuesit e klubit konsiderojnë si një shtesë ideale njërin që ka bërë përshtypje me Anglinë në Kupën Botërore 2018.
Është fjala për qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.
Sipas mediumit angleze Daily Mail, Unitedi po përgatit një ofertë prej 65 milionë funtesh apo 73 milionë eurosh për mbrojtësin anglez.
Për Maguiren u përfol se klubi nga Old Trafford bëri ofertë edhe para një jave, por e cila mendohet se u cilësua e ulët nga Dhelprat.
Oferta e parë për mbrojtësin anglez thuhet se ishte 50 milionë funte apo 56 milionë euro.
Përveç Maguires, Djajtë e Kuq kanë etiketuar edhe kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci, Toby Alderëiereld të Tottenham Hotspur dhe Jerome Boateng si objektiva të mbrojtjes. /Telegrafi/