Telegrafi

Unitedi mund të humbë Ighalon, agjenti i sulmuesit konfirmon interesimin katër gjigantëve evropian

Manchester United mund të humbë garën për transferimin e Odion Ighalos që aktualisht e ka të huazuar nga Shanghai Shenhua.

Sulmuesi nigerian u transferua te Djajtë e Kuq në afatin kalimtar të janarit, mirëpo që mund të ndryshojë ambient sërish.

Agjenti i lojtarit, Abdul Sule, ka konfirmuar se Chelsea, Mancheter City, Real Madridi dhe Barcelona po e shikojnë mundësinë e transferimit të tij.

“Unë e shoh Odion Ighalon duke kaluar te një top skuadër kur huazimi i tij te Manchester United përfundon”, ka thënë ai.

“Nuk mendoj se ai do të qëndrojë te Unitedi, pasi ata nuk e vlerësojnë atë dhe nuk e vendosin në formacionin bazë”.

“Ai ndoshta mund të mos nevojitet më kur Marcus Rashford të jetë rikthyer nga lëndimi. Nuk befasona nëse ai kalon te Chelsea, Manchester City, Real Madridi ose Barcelona. Po kalon nëpër një formë të mirë dhe tani ka shënuar katër gola për Unitedin”.

Lexo po ashtu Manchester United mund të zgjedhë Ighalon para Harry Kanes

“Ighalo ka kohë të rikthehet në Kinë, por tani është momenti për të që të shkëlqejë në Evropë”, ka shtuar më tej Sule.

Sulmuesi nigerian mund të kalojë te njëra nga këto skuadrat për shumën e 15-20 milionë eurove në afatin e verë. /Telegrafi/