Telegrafi

Unitedi i kërkon Juventusit për Pogban para dhe Dybalan ose Pjanicin

Juventusi është duke bërë gjithçka që të rikthej Paul Pogban në Torino gjatë afatit kalimtar veror.

Zonja e Vjetër e kërkoi francezin edhe në afatin e verës së vitit të kaluar, mirëpo Manchester United e refuzoi shitjen e tij.

Djajtë e Kuq janë në dijeni për dëshirën e fituesit të Kupës së Botës që të largohet nga Old Trafford gjatë verës së këtij viti.

27-vjeçari thuhet se dëshiron të rikthehet te kampionin nga Serie A, mirëpo Unitedi ka disa kushte.

Lexo po ashtu Pogba duket vështirë i arritshëm, Juventusi ka një 'plan B' për mesfushën

Skuadra angleze ka kërkuar nga Juventusi që të ofrojnë në shkëmbim Paulo Dybala ose Miralem Pjanicin dhe një shumë të parave.

Torinezët thuhet se janë të gatshëm që të ofrojnë mesfushorin boshnjak dhe një shumë të parave për të marr shërbimet e Pogbas. /Telegrafi/