Site icon Telegrafi

Unitedi ia kumton lajmin e largimit, Juventusi rivalizon Interin për Lukakun  

Romelu Lukaku (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ia ka kumtuar sulmuesit belg, Romelu Lukaku, se mund të largohet këtë verë – për çmimin e duhur.

Sipas mediumit The Sun, sulmuesi belg, 26-vjeçar, u kthye nga pushimet e tij nga Amerikë për të folur me zyrtarët e klubit nga Old Trafford mbi të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Lukaku dhe Moses, kërkesat e Contes për Interin

Dhe Unitedi thuhet se ia ka bërë të qartë se do ta lejojë atë të shkojë në Inter, nëse italianët ofrojnë pak më shumë se 75 milionë funtet që ata kanë paguar te Evertoni dy vjet më parë.

Nënkryetari Ed Woodward do të refuzojë oferta më të ulëta, por mund të konsiderojë lojtarët që Interi mund t’ia ofrojë si pjesë të marrëveshjes.

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar ka qenë në radarin e Unitedit së fundmi ndërsa Ivan Perisic është një tjetër lojtar që e kanë admiruar, megjithatë i pari vështirë se mund të përfshihet në tratativa.

Lexo po ashtu Si do të duket Interi nën drejtimin e Antonio Contes me Romelu Lukaku dhe Victor Moses – mungon në sulm Mauro Icardi

Unitedi nuk do të paguajë asnjë nga pagat e Lukakut prej 225 mijtë funteve në javë për tre vitet e mbetura në kontratën e tij dhe largimi i tij pritet të ndodh këtë verë.

Skuadra tjetër italiane, Juventusi gjithashtu thuhet se po monitoron situatën e tij dhe është gati të rivalizojë me Interin. /Telegrafi/

Exit mobile version