Manchester Unitedi dhe Barcelona janë në kontakt me sulmuesin gjerman të RB Leipzig, Timo Werner.
Werner është kuptuar se është një objektiv kryesor për skuadrën e Jurgen Klopp pasi ata përpiqen të rinovojnë skuadrën e tyre në afatin e verës.
Megjithatë, sulmuesi i talentuar gjerman është i lakmuar edhe nga një numër i madh i skuadrave më të mira në Evropë.
Edhe Werner e bëri të qartë javën e kaluar se është i prirur për t’u transferuar në Anfield.
Sipas mediumit të njohur Sport1, Unitedi dhe Barcelona i kanë bërë propozime Wernerit përpara afatit të verës, por ai është duke pritur të shohë nëse Liverpooli do të bëjë një veprim.
Prej kohësh është pretenduar se ai ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë funtesh apo 60 milionë euro në marrëveshjen e tij.
Por, sipas Sport1, sulmuesi gjerman në të vërtetë është i disponueshëm për 30 milionë funte apo 35 milionë euro. /Telegrafi/