Paul Pogba është një objektiv i Real Madridit për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.
Por problemi qëndron se Manchester United nuk dëshiron ta largojë mesfushorin francez.
Madje United i ka bërë të qartë Realit se nëse e dëshirojnë Pogban mund ta marrin vetëm nëse ofrojnë 180 milionë euro.
Djajtë e Kuq janë duke bërë gjithçka për ta ndaluar kampionin e botës në Old Traford.
Sipas ESPN gjiganti anglez tanimë i ka ofruar shiritin e kapitenit Pogbas, pas largimit të Antonio Valencias.
Pogba do të jetë kapiteni i parë i Unitedit dhe kjo besohet se do ta bind francezin për të qëndruar.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse 25-vjeçari do të bindet nga ky plan i Djajve të Kuq, pasi interesim për të përveç Realit ka shfaqur edhe PSG e Juventus. /Telegrafi/