Telegrafi

United nis ofertën në drejtim të Barcelonës për Dembelen

Ousmane Dembele do të largohet gjatë ditës së sotme nga Barcelona.

Edhe pse u raportua se ka një marrëveshje mes lojtarit dhe Paris Saint Germain, e ardhmja e tij ende nuk është definuar.

Në orët e fundit në garë për lojtarin është futur edhe gjiganti anglez Manchester United që po tenton ta transferojë në Old Traford.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Footmercato ka raportuar se United ka nisur një ofertë prej 20 milionë euro në drejtim të Barcelonës për sulmuesin anësorë.

Donny Van de Beek dhe Anthony Martial janë huazuar, deri Mason Greenwood është pezulluar.

Duke parë situatën aktuale, Djajtë e Kuq kanë nevojë të madhe për afrimin e një sulmuesi dhe Dembele mbetet opsioni kryesor.

United po synon që ta bindë lojtarin me një kontratë të majme personale që të transferohet në Old Traford dhe ta refuzojë Parisin që mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të. /Telegrafi/