Telegrafi

United dhe Arsenali ‘luftojnë’ për transferimin e Dembeles

Manchester Unitedi dhe Arsenali vazhdojnë të jenë skuadrat më të interesuara për transferimin e Ousmane Dmebeles.

Djajtë e Kuq ka kohë që po tentojnë të transferojë sulmuesin francez, mirëpo Barcelona ka refuzuar shitjen e tj deri më tani.

Por, tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Blaugranasit janë të lodhur nga lëndimet e shpeshta të Dmebeles dhe duan të përfitojnë së paku 100 milionë euro nga shitja e tij.

Diario Sport raporton se Unitedi është i gatshëm që të paguajë 80 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo The Gunners nuk lëshojnë pe.

Lexo po ashtu Ousmane Dmebele i 'padukshëm' në karantinë

Mikel Arteta ka kërkuar nga bordi i Arsenalit që të bëhen disa transferime të mëdha, mënyrë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve, por edhe të luftojnë për titullin e Ligës Premier.

Në garë për transferimin e Dembeles thuhet se janë edhe skuadra nga Serie A e Bundesliga, por ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare. /Telegrafi/