Site icon Telegrafi

United, Chelsea dhe Arsenali të gatshëm t’i paguajnë 100 milionë euro për Havertzin

Bayer Leverkuseni po i kërkon 100 milionë euro nga shitja e Kai Havertz në afatin kalimtar të verës 2020.

Talenti gjerman u inkuadrua në skuadër në vitin 2016, derisa në sezonin e kaluar arriti t’i shënonte 17 gola në 34 paraqitje në Bundesligë.

Lojtari 20-vjeçar shënoi golin e parë në këtë sezon gjatë ndeshjes hapëse ndaj Paderborint, ndërsa tani është duke u ndjekur nga afër prej klubeve nga Liga Premier.

Manchester United, Chelsea, Arsenal, po e shikojnë nga afër lojën e tij në këtë sezon, ndërsa në janar mund të tentojnë t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Leverkusen ka thënë se ata janë të gatshëm ta shesin lojtarin vetëm në përfundim të sezonit derisa po kërkojnë 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Man Utd pyet Leverkusenin për çmimin e Havertz

Havertz po kërkohet po ashtu edhe nga skuadrat si, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Real Madrid, Liverpool dhe Juventus.

Djajtë e Kuq, The Blues dhe Gunners, janë të vendosur ta transferojnë gjermanin në janar, por vetëm një ofertë mbi 100 milionë mund të bëjë që skuadra gjerman ta shesë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version