Telegrafi

United befason të gjithë, bën ofertë të majme për Aubameyang

Manchester United po synon t’ia rrëmbejë kapitenin e skuadrës Arsenalit.

Djajtë e Kuq kanë dalë me një ofertë në drejtim të Arsenalit për ta transferuar në Old Traford, sulmuesin Pierre Emerick – Aubameyang.

United po e sheh Aubameyangun si sulmuesin ideal për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga largimi i Romelu Lukaku.

Daily Mail ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë bërë ofertë prej 50 milionë funteve për t’i siguruar shërbimet e gabonezi.

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Megjithatë ende nuk ka një përgjigje nga Arsenal, që ka kërkuar kohë para se të vendos.

Topçinjtë janë në bisedime për vazhdimin e kontratës me kapitenin e tyre, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2021.

Në rast se nuk arrihet një gjuhë e përbashkët për vazhdimin e kontratës deri në qershor, atëherë Arsenal do ta shes kapitenin e tyre.

Gjithsesi në garë për Auban janë edhe Inter, PSG e Barcelona. /Telegrafi/