Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti pranon se do të mirëpresë në Camp Nou bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Francës, sulmuesin Antoine Griezmann.
Atletico Madridi nuk po përjeton një fillim të mirë në këtë sezon dhe kjo ka bërë që ylli kryesor i skuadrës, Griezmann, të shqyrtoj të ardhmen e tij.
Kështu, Griezmann pritet të largohet nga Atletico Madrid në vitin 2018, pasi është lodhur nga vitet pa tituj me Los Colchoneros.
Largimi i tij mund të ndodh sa më shpejt për faktin se klauzola e blerjes së kontratës së tij do të bjerë nga 200 në 100 milionë euro.
Sulmuesi francezi është një objektiv madhor për Manchester Unitedin dhe është i lidhur gjithashtu edhe me rivalët e mëdhenj lokal, Real Madridin.
Megjithatë, gjiganti katalunas, Barcelona gjithashtu ka shprehur interesim pasi ata kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për Neymarin e larguar.
Mbrojtësi francez, Umtiti është i afërt me Griezmann dhe pranon se do të donte të luante me të në Barca dhe do t’ia propozoj atij këtë kalim.
“Të gjithë e shohin atë në Atletico, është një lojtar i klasit të botëror. Nëse ka një mundësi, unë do t’i thosha atij të mos dyshojë dhe të vijë në Barcelonë”, ka thënë Umtiti për mediumin Ara. /Telegrafi/