Telegrafi

I ulur në karrige dhe i relaksuar, ushtari ukrainas nis një breshëri të shtënash në drejtim të rusëve

Një video e publikuar në rrjetin social Twitter tregon një ushtar ukrainas i cili po qëndronte ulur në karrige dhe po gjuante në drejtim të trupave kundërshtare.

Ai me sa duket po merrte pozicionin e tij për të shkrepur armën e tij drejt trupave ruse.

Ushtari ukrainas është një ndër të shumtë që po lufton në Bakhmut, transmeton Telegrafi.

Bakhmuti është qyteti ku po zhvillohen luftimet më të ashpra dhe ushtarët ukrainas thonë se nuk do ta lëshojnë.

Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas 'përshëndesin' trupat e Wagnerit në Bakhmut, i godasin me armët RPG

Ukraina ka thënë se së shpejti do të nisë një kundër-sulm në këtë qytet. /Telegrafi/