Site icon Telegrafi

Ultrasit e Interit pritet të protestojnë në finale të Kupës së Italisë

(Foto: Getty Images)

Ultrasit e Interit kanë paralajmëruar protestë në finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinas, pasi janë të pakënaqur në lidhje me shpërndarjen e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve.

Në garën elitare evropiane, Nerazzurrët do të luajnë kundër Manchester Cityt në finalen e 10 qershorit në Stamboll. Kjo është finalja e tyre e parë që nga viti 2010 kur e mposhtën Bayern Munichun për tripletën historike.

Klubi ka treguar se si do të shpërndahen 20.000 biletat e dedikuara për tifozët zikaltër, diçka që i tërboi ultrasit për shkak të natyrës së shpërndarjes. Në një deklaratë, ata konfirmuan se do të organizonin një protestë në pjesën e parë të finales së Kupës së Italisë kundër Fiorentinas.

Lexo po ashtu Zbulohet se sa para do të fitojnë finalistët e Kupës së Italisë

“Në shenjë respekti për dinjitetin tonë, ne do të përmbahemi nga brohoritjet sot (e mërkurë) gjatë gjithë pjesës së parë për të shprehur në mënyrë legjitime mospajtimin tonë”.

“Ne vazhdojmë të besojmë në një zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje! Për të mirën e Interit dhe mbështetësve të tyre më besnikë”, thuhet mes tjerash në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version