Prurjet e artistëve të estradës shqiptare kanë qenë të shumta për verën 2017.
Shumë nga ata kanë zgjedhur të sjellin këngë ritmike për t’iu përshtatur atmosferës e cila krijohet gjatë verës në vendet bregdetare, shkruan Telegrafi.
Por, nëse vërejmë me vëmendje shohim se shumica e klipeve të sezonit veror 2017 kanë një të përbashkët.
E kjo e përbashkët mes tyre është lokacioni i xhirimet, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur bregdetin e Ulqinit.
Telegrafi ju prezanton në vazhdim me disa prej klipeve verore të 2017-s, të cilat u realizuan në Ulqin.
Ledri Vula dhe Young Zerka – Nona
Dyshja kanë zgjedhur të xhirojnë klipin e tyre përgjatë rrugës për në Ulqin, si dhe më pas një nga plazhet e këtij qyteti. Ndërkohë xhirimet përfundimtare i kanë kryer në zonën më luksoze të Ulqinit, në “Ada Bojana”, mbi lumin Buna.
Blunt dhe Real 1 – Do you love me
Edhe dyshja Blunt dhe Real 1 kanë zgjedhur Malin e Zi për realizimin e klipit të tyre të ri veror “Do you love me”. Një nga skenat e këtij klipi është xhiruar në plazhën e madhe në Ulqin, ndërsa xhirimet tjera janë kryer në qytetin e vjetër të Sveti Stefanit.
Gold AG dhe Shemi (Ilirët) – Moj e mira e Ulqinit
Një këngë me një titull të tillë s’kishte si të mos xhirohej në këtë qytet. Klipi “Moj e mira e Ulqinit” nga Gold AG dhe Shemi është xhiruar në Kalanë e Ulqinit, në plazhet e qytetit si dhe në një nga resortet më luksoze private në Ulqin.
Fisnikët dhe Hekuran Krasniqi – Kënga ime
“Kënga ime” titullohet bashkëpunimi i Hekuran Krasniqit me Fisnikët, të cilët në klipin e tyre na sollën gjithashtu atmosferën e Ulqinit. Xhirimet për këtë klip janë kryer në një pjesë te vendi i njohur “Pishat”, ndërsa pjesa tjetër në Plazhën e Madhe.
Por, nuk ka qenë i vetmi qyteti i Ulqinit lokacioni i preferuar i estradës për të xhiruar klipet, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur edhe qytetin e vjetër Budva, ose jugun e Shqipërisë. /Telegrafi/