Telegrafi

Ukrainasit thonë se evropianët po “tallen” me ta rreth armatimit

Kreu i ekipit negociator të Ukrainës dhe këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur zhgënjimin me vonesave në transferimin e armëve nga Bashkimi Evropian.

Mykhailo Podolyak tha në Twitter se pasi i kërkoi Evropës armë, Ukraina nuk i ka marrë “ato që kemi kërkuar” dhe atyre “iu duhet shumë kohë për të arritur”.

Lexo po ashtu Gjermania ndihmon me mbi një miliard euro Ukrainën - ata mund t'i shfrytëzojnë si të duan paratë

Ai përmes rrjeteve sociale ka treguar procedurat e stërzgjatura se si arrijnë armët tek ukrainasit.

1. Ukraina i kërkon armφë Evropës;
2. Evropianët dërgojnë kërkesën në qeveritë e tyre;
3. Evropa i jep armë Ukrainës, jo ato që kërkon;
4. Armëve u duhet shumë kohë për të arritur në destinacion;

“Demokracia nuk do të fitojë duke luajtur këtë lojë. Ukrainasit kanë nevojë për armë. Jo brenda një muaji. Tani”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/