Telegrafi

Ukrainasit rrëzojnë një raketë ruse në jug të Kievit

Një raketë ruse është rrëzuar gjatë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga sistemi kundërajror në Obukhiv në jug të Kievit, ka bërë të ditur zyra e Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin ukrainas.

“Sipas informacioneve preliminare, nuk ka dëme nga shkatërrimi i raketës”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Sot në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar disa shpërthime në Kievi, ku si pasojë një person është hospitalizuar.

Lexo po ashtu Rusia lansoi një raketë gjigante që fluturoi shumë ulët mbi centralin bërthamor në jug të Ukrainës

“Duke iu referuar shpërthimeve të mëngjesit në Darnytskyi dhe Dniprovskyi, nuk ka dëme materiale nga rrëzimi i raketës. Një person është hospitalizuar”, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitschko në Telegram.

Në anën tjetër, ushtria ruse po vazhdon sulmet ajrore mbi infrastrukturën civile dhe atë ushtarake në Ukrainë – në veçanti në Kiev. /Telegrafi/