Një grup i ushtarëve ukrainas rrezikuan jetën e tyre për të evakuuar bashkëluftëtarin e tyre të plagosur.
E sikur kjo të mjaftonte, gjatë tërheqjes me veturë nga fushëbeteja, ata i shpëtuan edhe përplasjes së dronit kamikaz të rusëve që kishte shënjestruar mjetin e tyre.
Gjithçka u filmua nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve ukrainase nga Brigada e 3-të, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, bashkëluftëtarët e tyre gjithashtu arritën të zënë pozicionet mbrojtëse të rusëve – duke luftuar kundër tyre nga një distancë prej pak metrash.
Para syve të tyre fluturonin granatat e dorës dhe plumbat nga pushkët automatike. Megjithatë në një moment ata arritën t’i zmbrapsin.
Disa prej tyre u dorëzuan tek ukrainasit, e ata që kishin refuzuar e pësuan me jetë siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara më poshtë. /Telegrafi/