Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e shkatërrimit të sistemit raketor rus.
Bëhet fjalë për sistemin raketor termobarik TOS-1A, që ndryshe njihet si Suncopek, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar nga ushtria ukrainase, shihet sistemi raketor duke shkrepur raketa, e pas tij lëviz një dron i cili përplaset në të dhe e hedhë në erë.
Ishte droni kamikaz i mbushur me lëndë shpërthyese që u përplas në të dhe e hodhi në erë.
Ukrainasit 20 ditë më parë kanë konfirmuar se kanë shkatërruar sistemin raketor TOS-1A, kurse tani pamje i publikoi edhe Nexta.
Siç raporton CNN, është një armë e ndaluar për përdorim në luftë sipas Konventës së Gjenevës, kjo për shkak të brutalitetit të saj. /Telegrafi/
The Security Service of Ukraine's Special Forces destroyed the Russian Heavy Flamethrower System "Solntsepyok" right at the moment of its operation using a FPV kamikaze drone. pic.twitter.com/37cxDNmRT8
— NEXTA (@nexta_tv) March 8, 2023