Site icon Telegrafi

Ukrainasit publikojnë pamjet e Gepardit gjerman në aksion

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Komandës Ajrore në Jug i Ushtrisë së Ukrainës, publikoi një video të sistemit të fuqishëm kundërajror gjerman Gepard.

Gepard është një sistem artilerie vetëlëvizës kundërajror i bazuar në tankun Leopard 1, me kalibër 35 mm, i destinuar për mbulimin e qiellit dhe njësitë e motorizuara, që nisin një sulm kundër objektivave ajrore me fluturim të ulët dhe me shpejtësi të ulët, transmeton Telegrafi.

Secili prej dy topave ka aftësinë për të qëlluar 550 fishekë në minutë, që do të thotë se mund të gjuajë 1100 fishekë në minutë. Meqenëse ka 640 plumba në karikator, do të thotë që në modalitetin e pakufizuar mund të gjuajë pa ndalesë për 35 sekonda.

Lexo po ashtu Para ambasadës ruse në Londër vizatojnë flamurin ukrainas në asfalt, arrestohen katër persona

Sistemi i artilerisë vetëlëvizëse ka një radar për gjurmimin e qiellit dhe një radar lokalizimi. Ai gjithashtu mund të synojë objektiva tokësorë të blinduara lehtë, shpjegon Serhii, një gjuajtës artilerie vetëlëvizëse që ruan hapësirën ajrore në Ukrainën jugore.

Gepardi u zhvillua në vitet e 60-ta dhe hyri në përdorim të ushtrisë gjermane në vitin 1976. Mbeti në përdorim nga Gjermania deri në vitin 2010, kur u zëvendësua nga sisteme më moderne.

Deri më tani në Ukrainë janë dërguar 32 Gepard dhe 6000 copë municione, kurse Gjermania ka njoftuar zyrtarisht dërgimin e 5 Gepard shtesë dhe 300,000 copë municione. /Telegrafi/

Exit mobile version