Site icon Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se kanë zënë aq shumë rob lufte, sa që nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për ti “akomoduar”

Derisa flamuri verdhë e kaltër i Ukrainës po valon në qytetet e çliruara, ukrainasit pretendojnë se kanë zënë aq shumë rob lufte, sa që nuk po kanë hapësira të mjaftueshme për t’i “akomoduar”.

Forcat ukrainase kanë rikthyer 6  mijë kilometra katrorë të territorit të Ukrainës, ku 3 mijë prej tyre vetëm brenda gjashtë ditësh, transmeton Telegrafi.

Në adresimin e tij më të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se “forcat ukrainase kanë avancuar” dhe po vazhdojnë me këtë ritëm.

Lexo po ashtu Zelensky: Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll më shumë se 6,000 kilometra katrorë territor

Zëdhënësi i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, ka thënë se trupat ruse në mënyrë masive po dorëzohen, pasi e kanë kuptuar se në çfarë situatë gjenden.

E këshilltari i Zelenskyt ka theksuar se kanë zënë aq shumë rob lufte, sa që nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për t’i “akomoduar” të gjithë.

Vetëm brenda 24 orëve, ukrainasit pretendojnë se kanë çliruar 20 qyteza që ishin nën kontrollin e rusëve që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version