Telegrafi

Ukrainasit përgjojnë telefonatat e rusëve, paralajmërojnë se forcat pushtuese planifikojnë shkatërrimin e digave tjera

Në orët e para të mëngjesit të sot, forcat ruse shkatërruan digën Kakhovka në rajonin e Khersonit, që kontrollohet nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që e gjithë zona përreth të përmbytet, dhe mbi 22 mijë banorë të evakuohen nga frika se mund ta pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thirrur takim urgjent pas shkatërrimit të digës, kurse ekspertët konsiderojnë se do të ketë pasoja të mëdha ky veprim i Kremlinit.

Lexo po ashtu Shkatërrohet një digë e rëndësishme pranë Khersonit, publikohen pamjet - Zelensky thërret një takim urgjent

E Yuri Sak, këshilltar i Ministrit ukrainas Mbrojtjes, tha për BBC Radio 4 se një bisedë e përgjuar e forcave pushtuese tregon qartë se rusët duan të hedhin në erë edhe digat e tjera.

“Ata në fakt po bëjnë thirrje që të hidhen në erë sa më shumë diga në lumin Dnipro”, shtoi Sak për radion e BBC-së.

Lexo po ashtu Agjencia ukrainase Energoatom: Shkatërrimi i digës mund të ketë pasoja negative për centralin bërthamor

Ai shtoi se centrali bërthamor Zaporizhzhia përdorë ujin për ftohjen e reaktorëve, duke theksuar se situata aktuale është e qëndrueshme.

“Agjencia për Energji Bërthamore pranë Kombeve të Bashkuar është informuar për këtë. Momentalisht nuk ka rrezik, por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi”, shtoi ai. /Telegrafi/