Dhjetëra ushtarë rusë humbën jetën gjatë një sulmi të ushtrisë ukrainase.
Bëhet fjalë për një bazë të modifikuar të ushtrisë ruse, e cila u godit nga sistemi artilerik me rreze të mesme të veprimi, që Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Kievit për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
Ukraina ka njoftuar se është goditur një shkollë, që forcat ruse e përdornin në atë rajon si bazë ushtarake, transmeton Telegrafi.
Ishin ushtarët e njësisë 20-të, të forcave ruse që fillimisht ishin stacionuar në Voronez.
“I gjithë personeli i stacionuar në qendrën komanduese është demilitarizuar – mbi 40 ushtarë rusë janë vrarë”, thuhet në një kumtesë të ushtrisë ukrainase.
Edhe Rusia ka pranuar se është kryer sulmi me HIMARS-in amerikan.
Në anën tjetër forcat ukrainase kanë filluar t’i përdorin në masë të madhe sistemet raketore, që Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan pas kërkesave të shumta për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
Kjo edhe është arsyeja se pse pikërisht është kërkuar HIMARS që ka një precizitet të paparë, e për t’i përdorur këto sisteme raketore, pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë trajnuar jashtë vendit dhe më pas janë rikthyer për t’i përdorur.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet sesi një HIMARS shkrep raketat duke goditur objektivat ruse në Ukrainë. E pas HIMARS-it, në Ukrainë pritet të arrijnë edhe sistemet raketore të Britanisë të njohura si M270 MLRS. /Telegrafi/
https://twitter.com/PaulJawin/status/1540901430042787841?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1540901430042787841%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3961271%2Fukrajinci-upotrebili-himars-u-ukrajini