Ukrainasit thonë se nuk janë penduar pasi kanë përmbytur qëllimisht fshatin Demydiv për të ndaluar tanket ruse të arrijnë në Kiev, raportoi të mërkurën New York Times.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm një ditë pas fillimit të agresionit rus, trupat ukrainase më 25 shkurt hapën një digë aty pranë për të përmbytur Demydiv, në veri të Kievit dhe fshatrat përreth.
Dhe imazhet satelitore treguan përmbytje në pellgun e lumit Irpin, në veriperëndim të Kievit.
Sidoqoftë, nuk ishte menjëherë e qartë se kush ose çfarë e shkaktoi përmbytjen.
Siç supozohet më tej, ideja ishte të parandalohej një sulm me tanke në Kiev dhe t’u jepej trupave ukrainase atje më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tyre të qytetit.
Përmbytja krijoi një “liqen” përballë autokolonave ruse që po afroheshin dhe thuhet se i pengoi trupat të përparonin.
To block Russia's advance, Ukrainians intentionally flooded Demydiv, a village north of Kyiv, along with a vast expanse of fields and bogs around it, creating a quagmire. "Everybody understands and nobody regrets it for a moment," one resident said. https://t.co/zTMQp0lclJ pic.twitter.com/UaK7psW1aP
— The New York Times (@nytimes) April 27, 2022
Përmbytjet gjithashtu penguan që Demydiv të bëhej një vijë e parë në luftë, thuhet në raport, pasi fshati arriti të shmangte skenat e tmerrshme të vrasjeve masive të civilëve si ato në Bucha, në periferi të Kievit.
“Të gjithë e kuptojnë dhe askush nuk është penduar momentin”, tha banorja vendase Antonina Kostuchenko për Times. “Ne shpëtuam Kievin!”.
Më shumë se dy muaj më vonë, uji dhe përmbytjet mbeten të pranishme në Demydiv – por Kievi është ende në duart e Ukrainës.
Forcat ruse nuk arritën të merrnin kryeqytetin dhe u tërhoqën nga rajoni në fund të marsit për t’u fokusuar në një ofensivë të rinovuar në rajonin lindor të vendit Donbas. /Telegrafi/