Dronët e shërbimit sekret ukrainas kanë goditur dy rafineri të naftës në rajonin e Smolenskut në Rusi.
Burime të Ukrainska Pravda bëjnë të ditur se Rosneft ka pësuar humbjen e dy rezervuarve gjigant në Yartsevo dhe Rozdory në rajonin e Smolenskut, transmeton Telegrafi.
Dronët ishin drejtuar nga operatorët e inteligjencës ukrainase, që goditën rezervuarët që kishin mbi 26 mijë metër kub të naftës ruse.
Shërbimi sekret ukrainas vazhdimisht ka kryer sulme të tilla, në veçanti mbi rafineritë ruse të naftës, që furnizojnë ushtrinë e Vladimir Putinit që po kryen agresion mbi Ukrainën.
Madje edhe mediat ruse kanë raportuar për shpërthime të mëdha të zjarrit në rajonin e Smolenskut, duke mos dhënë detaje sesi kanë ndodhur këto shpërthime. /Telegrafi/
"Бавовна" від СБУ квітне на теренах Росії
відео – з соцмереж pic.twitter.com/jTN6SRa3i6— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) April 24, 2024