Site icon Telegrafi

Ukraina vrau një gjeneral të lartë rus me një raketë ‘Storm Shadow’, rreth 150 kilometra larg vijës së frontit

Një gjeneral i lartë rus është vrarë në Ukrainën e pushtuar nga një raketë ‘Storm Shadow’ e furnizuar nga Britania e Madhe, sipas raporteve të shumta ukrainase dhe ruse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjenerallejtënant Oleg Tsokov thuhet se u vra në qytetin port të Berdyansk gjatë natës të martën.

Zyrtarët ukrainas Anton Geraschenko dhe Petr Andryushchenko kanë shkruar për vdekjen e gjeneralit, të cilës gjë më vonë i bënë jehonë disa llogari ruse të mediave sociale pro luftës.

Dhe një anëtar i parlamentit ukrainas, Yurii Mysyagin, ia atribuoi vdekjen e tij raketës Storm Shadow, sipas CNN.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës dhe Rusisë nuk e kanë konfirmuar ende sulmin e raportuar dhe nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Business Insider për koment.

Një sulm me “Storm Shadow” në Berdyansk vlerësohet se do të demonstronte gamën e fuqisë raketore të Ukrainës, pasi vendi është rreth 150 kilometra “larg vijës së frontit” – më parë i paarritshëm nga sulmet e rënda ajrore nga brenda territorit të mbajtur nga Ukraina.

Nëse konfirmohet, Tsokov, zëvendëskomandanti i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, do të ishte oficeri rus i rangut më të lartë që do të vritej në konflikt.

Një sasi e pazbuluar e raketave Storm Shadow u dërgua në Ukrainë nga Mbretëria e Bashkuar në fillim të këtij viti, me Francën që njoftoi të martën se do të furnizonte Ukrainën me raketa shtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version