Një aeroplan luftarak rus është rrëzuar mbi Kherson, rajoni ukrainas, rajoni jugor i të cilit shtrihet në brigjet e Detit të Zi, sipas Kievit.
Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë të hënën se një aeroplan Sukhoi Su-35 kishte pësuar një “ngritje negative” të dielën mbi “ujërat territoriale ukrainase”, përcjell Telegrafi.
Në një postim tashmë të fshirë, zëdhënësi i ushtrisë lokale ukrainase, Dmytro Pletenchuk, raportoi më herët se aeroplani ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
“Spektakli i rrëzimit të Su-35 ishte i pabesueshëm”, citohet të ketë thënë ai në postim, sipas Ukrainian Pravda. “Mbrojtja ajrore është fuqi!”.
Rrëzimi i supozuar u konfirmua më vonë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, i cili tha se “rrethanat janë duke u sqaruar”.
Newsweek thotë se ka kontaktuar ministrinë ruse të mbrojtjes lidhur me pretendimet.
Ndryshe, i zhvilluar nga Byroja e Dizajnit Shtetëror Sukhoi, Su-35 është një luftëtar rus i gjeneratës së katërt me shumë funksione dhe një version i përmirësuar i Su-27.
Që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Ukrainës, Rusia ka humbur 82 aeroplanë, duke përfshirë tre Su-35, sipas faqes së internetit me burim të hapur Oryx, e cila po ndjek humbjet e Moskës. /Telegrafi/