Ukraina do të jetë në gjendje të mbrojë më mirë qiellin e saj nga forcat armike, sepse është vendosur të marrë pajisje ushtarake “super moderne” nga SHBA dhe Britania.
Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Ukrainës në Japoni, Sergiy Korsunsky, përcjell Telegrafi.
Duke folur në një konferencë shtypi, Korsunsky tha: “Ata kanë ende epërsi në forcat ajrore, në aeroplanë dhe raketa, dhe ne presim të fillojmë të marrim pajisje super-moderne nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për të mbrojtur qiejt dhe qytetet tona”.
“Kur ata lëshojnë raketa nga distanca të gjata, ne duhet t’i ‘kapim’ ato. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për këto pajisje moderne”.
Megjithatë, Korsunsky nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë do të përfshinte në pajisjet ushtarake.
Një deklaratë e tillë vjen pasi kryeministri australian Scott Morrison tha sot se vendi i tij do të dërgonte automjete të blinduara Bushmaster në Ukrainë. /Telegrafi/