Telegrafi

Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin ushtarak rus

Një komandant ushtarak rus u vra nga trupat ukrainase orët e fundit, sipas qeverisë ukrainase.

Një zyrtar ukrainas e përshkroi vdekjen e gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, komandant i ushtrisë së 29-të të qarkut ushtarak lindor, si “lajm të mirë”, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Sidoqoftë, lajmi nuk u verifikua në mënyrë të pavarur nga Sky News, dhe fillimisht u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina pretendon se ka vrarë një gjeneral rus pasi tha se gjeneralmajor Vitaly Gerasimov u vra në një betejë pranë qytetit lindor të Kharkiv të martën.

Po sipas Sky News, mësohet se Gerasimov, shefi i shtabit të ushtrisë së 41-të, vdiq së bashku me oficerë të tjerë rusë të paidentifikuar. /Telegrafi/