Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që rrit kufirin e sipërm të moshës me pesë vjet, për disa kategori të rezervistëve ushtarakë.
Kjo do të thotë që njerëzit që shërbejnë në grupe mund të mobilizohen edhe për pesë vjet të tjera, transmeton Telegrafi.
Ndryshimet e publikuara në portalin zyrtar të akteve ligjore rrisin kufijtë e moshës për ushtarët, marinarët, rreshterët, mbikëqyrësit, nënoficerët dhe kadetët.
Ligji parashikon që për ushtarët, marinarët dhe rreshterët kufiri i moshës të rritet nga 35 në 40 vjeç, për mbikëqyrësit dhe nënoficerët nga 45 në 50 vjeç, kadetët nga 50 në 55 vjeç, oficerët e lartë kufiri i moshës për rezervistët e mobilizuar bëhet 65 vjeç dhe për oficerë të rinj në 60 vjeç.
Ndryshimet lejojnë gjithashtu ushtrinë ruse të nënshkruajë kontrata me shtetas të huaj nën moshën 52 vjeç, raporton The Moscow Times.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi gjatë një periudhe katërvjeçare midis janarit 2024 dhe janarit 2028.
E sipas ekspertëve të sigurisë, një veprim i tillë është dëshmi se Putinit po i mungojnë ushtarët, si pasojë e luftës në Ukrainë ku humbën jetën qindra mijëra rusë. /Telegrafi/