Telegrafi

Ukraina mund të shfrytëzojë aeroplanët F-16 të Holandës për ta sulmuar territorin rus

Gjenerali Onno Eichelsheim nga Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës deklaroi se nuk kishte kufizime dhe se Ukraina mund të përdorë aeroplanët luftarakë F-16, të siguruar nga holandezët, për sulme në territorin rus.

Ai vuri në dukje se Holanda nuk vendosi asnjë kufizim për sa i përket qëllimit të përdorimit ose fushëveprimit, shkruajnë mediat.

“Ukraina mund të përdorë burimet që ne ofrojmë sipas dëshirës, me kusht që t’u bindet ligjeve të luftës”, theksoi Eichelsheim.

Holanda do t’i dorëzojë 24 aeroplanë F-16 forcave ukrainase. Eichelsheim nuk specifikoi se sa prej tyre kanë arritur tashmë në Ukrainë.

Ai komentoi gjithashtu përparimet e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.

“Ata shpejt morën një zonë të madhe në një mënyrë pozitive, duke përdorur teknologji të reja”, tha Eichelsheim.

Ndryshe, Danimarka, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia janë zotëruar se do ta furnizojnë me aeroplanë F-16 Ukrainën. /Telegrafi/