Telegrafi

Ukraina mohon përfshirjen në sulmin në Moskë, por ‘kënaqet duke e parë atë’

Ukraina nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në një sulm me dron në Moskë këtë mëngjes, por ajo “po kënaqet duke e parë atë” dhe parashikon një rritje të sulmeve të tilla, tha një ndihmës i presidentit ukrainas.

Ndryshe, Rusia tha se Ukraina kishte nisur sulmin e saj më të madh deri më tani me dron në Moskë, por se mbrojtja ajrore shkatërroi të tetë dronët.

Duke iu përgjigjur sulmit, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha për kanalin “Breakfast Show” në YouTube: “Lidhur me sulmet: sigurisht që ne jemi të kënaqur të shikojmë dhe parashikojmë një rritje të numrit të sulmeve”.

Lexo po ashtu Sulm me dronë në Moskë, dëmtohen disa ndërtesa – mediat sjellin detajet, pamje të shumta në mediat sociale

“Por sigurisht që ne nuk kemi të bëjmë drejtpërdrejt me këtë”.

Ndryshe, Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin kishte konfirmuar një sulm me dron në kryeqytetin rus këtë mëngjes.

Sobyanin tha në një postim në Telegram se sulmi shkaktoi “dëme të parëndësishme” në disa ndërtesa dhe se “askush nuk është lënduar rëndë”. /Telegrafi/