Agresioni në Ukrainë po i kushton shumë Rusisë, pasi forcat ukrainase i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme forcave ushtarake ruse dhe pajisjeve të tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Brenda natës, raporti ditor i Ministrisë së Mbrojtjes – postuar në Twitter – thoshte se të paktën një nga tanket “më të avancuar” të Rusisë, T-90M, ishte shkatërruar gjatë luftimeve, përcjell Telegrafi.
Kështu, Ministria e Mbrojtjes tha se “do të duhet kohë dhe shpenzime të konsiderueshme që Rusia të rindërtojë forcat e saj të armatosura pas këtij konflikti”.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 07 May 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/cAYdsWHMvV
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/4z2cRVCJpf
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) May 7, 2022
Raporti shtoi: “Do të jetë veçanërisht sfiduese për të zëvendësuar pajisjet e modernizuara dhe të avancuara për shkak të sanksioneve” të cilat parandalojnë qasjen në mikroelektronikën thelbësore.
T-90M, i cili vjen me forca të blinduara të përmirësuara të dizajnuara për t’iu kundërvënë armatimit antitank, është një nga 100 tanket e tillë të dislokuar nga forcat më të pajisura ruse.
Por tanku “mbetet i prekshëm nëse nuk mbështetet nga elementë të tjerë të forcës”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/