Telegrafi

Ujë Rugove, sponsor krenar i Kupës së Kosovës në basketboll

Kupa e Kosovës në basketboll po zhvillohet këtë vit në Gjakovë, ku nuk po mungojnë përballjet e zjarrta mes klubeve kryesore në vend.

Një nga sponsorët që kjo garë të shkojë në mënyrën më të mirë dhe lojtarët të kenë kujdesin e duhur është Ujë Rugove.

“Si sponsor krenar i Kupës së Kosovës në Basketboll, është kënaqësi t’i shohim basketbollistët më të mire të vendit duke u freskuar dhe rikuperuar me Ujë Rugove, burimin e tyre kryesor të hidratimit”.

“Le ti mbështesim së bashku lojtarët dhe ekipet e tyre, duke i dhënë atyre energjinë dhe fuqinë që ata kanë nevojë për të përballuar çdo sfidë me sukses!”, thuhet në njoftimin e Ujë Rugove.

Kupa e Kosovës në Basketboll për vitin 2024 po del të jetë një ngjarje emocionuese, e cila ka sjellë lojtarët dhe klubet më të mirë të vendit për të garuar në një atmosferë plot pasion dhe rivalitet sportiv.

Ujë Rugove, do të vazhdojë te jetë gati të mbështesë këtë udhëtim të madh sportiv dhe të kontribuojë në suksesin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në sportin kosovar. /Telegrafi/