UEFA do të zhvillojë sot (e martë) një video-konferencë me 55 vendet anëtare të saj për të diskutuar rreth pandemisë coronavirus dhe për të marrë vendime të reja.
Në këtë takim, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do t’i ketë tri vendime fundamentale: Të shtyhet Kampionatin Evropian deri në vitin 2021, të zgjedhë një format të ri për garat evropiane dhe të vendosë një kriter për fituesin e ligës, skuadrat e promovuara dhe ato që bijnë nga liga, por edhe për atë se kush luan në sezonin e ri në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar se ai më shumë favorizon idenë e zgjedhjes kampion të skuadrës që udhëheq në ligë.
Por, ka disa kundërshtime se nëse suspendohet Euro 2020, nuk ka nevojë që një gjë e tillë të ndërmerret, pasi të gjitha ligat do të kishin hapësirë që të përfundonin deri në fund të muajit gusht.
Mirëpo, e gjitha do të varet nga përhapja e coronavirusit, e nëse vazhdon kështu, është e vështirë që një ligat të fillojnë.
Sot do të vendosen të gjitha rregullat në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe do të varet nëse do të fillohet të luhet futboll apo të suspendohet për një kohë. /Telegrafi/