UEFA e ka publikuar skuadrën e sezonit 2018/2019 në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjashtë lojtarët të Liverpoolit gjenden aty.
‘The Reds’ e fituan trofeun e garës më të madhe për klube në Evropë të shtunën (1 qershor), pasi e mposhtën 2-0 Tottenham Hostpurin në Wanda Metropolitano të Madridit.
Mohamed Salah dhe Divock Origi e ndihmuan Liverpoolin që ta fitojë Ligën e Kampionëve, e që është trofeu i gjashtë në historinë e tyre.
🌠 #UCL Squad of the Season 2018/19 🌠
UEFA's Technical Observers have selected their 20-man squad from this season's UEFA Champions League… 🙌 pic.twitter.com/OTCmSlp8KF
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 2, 2019
Alisson Becker, Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Georginio Wijnaldum dhe Sadio Mane, janë në mesin e 20 lojtarëve në skuadrën e sezonit.
Kjo skuadër nga 20 lojtarë është përzgjedhur në bazë të paraqitjeve të tyre në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, e që janë përpiluar nga teknikët e Observers.
Skuadra e plotë: Alisson (Liverpool), Ter Stegen ( Barcelona ); Van Dijk (Liverpool), De Ligt (Ajax), Vertonghen (Tottenham), Alexander-Arnold (Liverpool), Robertson (Liverpool); Sissoko (Tottenham), Ziyech (Ajax), De Bruyne (Man City), De Jong (Ajax), Ndombele (Lyon), Wijnaldum (Liverpool), Neres (Ajax); Sterling (Man City), Messi (Barcelona), Tadic (Ajax), Mane (Liverpool), Ronaldo (Juventus), Lucas Moura (Tottenham). /Telegrafi/