Telegrafi

UEFA me njoftim të ri për 12 klubet që tentuan themelimin e Superligës Evropiane

UEFA ka dalë me njoftim të ri rreth 12 klubeve që tentuan të krijonin Superligën Evropiane.

Shtëpia e futbollit evropian në bashkëpunim me tifozët e klubeve përkatëse ia arritën të ndalnin një projekt që parashikohej se do të shkatërronte futbollit.

Të mërkurën e kësaj jave u larguan shumica e klubeve, derisa kanë mbetur vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Juuventusi.

UEFA ka mbajtur mbledhje në mëngjesin e së premtes, dhe nga aty sipas asaj që raporton AS, është marrë vendimi që të mos ndëshkohen 12 klubet.

Mirëpo, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka bërë të ditur se nëse Los Blancos, Blaugranasit dhe Zonja e Vjetër, nuk tërhiqen, atëherë do të ketë saksone për to.

Ndryshme, të tre klubet nuk do të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve, por as edhe në garat tjera. /Telegrafi/