Site icon Telegrafi

UEFA konfirmon përfitimet nga Liga e Kampionëve – Juventusi mbret, Leicesteri përfiton më shumë se Real Madridi që u shpall kampion (Foto)

Getty Images

UEFA të premten i ka konfirmuar përfitimet nga Liga e Kampionëve për klubet që morën pjesë.

Në përgjithësi janë ndarë 1 miliard e 396 milionë euro.

Klubi italian Juventus, ka fituar hiq më pak se 110.4 euro, i përcjellë nga Leicester me 81.6 milionë euro.

Los Blancos që e fituan titullin janë në vendin e tretë me 81 milionë euro.

Napoli është i katërti me 66 milionë euro, ndërsa pas tyre vijnë Monaco dhe Arsenal me nga 64 milionë euro.

Atletico ka përfituar 60 milionë euro, ndërsa Barcelona 59 milionë euro.

Dy vendet e fundi mbyllen nga PSG dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

1- Juventus – 110.434.000 euro

2- Leicester- 81.681.000 euro

3- Real Madrid- 81.051.000 euro

4- Napoli- 66.009.000 euro

5- Monaco- 64.685.000 euro

6- Arsenal- 64.573.000 euro

7- Atletico Madrid- 60.615.000 euro

8- Barcelona- 59.847.000 euro

Getty Images

9- PSG- 55.313.000 euro

10- Bayer Munich – 54.762.000 euro

Exit mobile version