Telegrafi

UEFA cakton datat dhe orarin e Kosovës në Ligën e Kombeve, do të luhet gjithmonë nga ora 20:45

Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë edicionin e ri në Ligën e Kombeve, ligë që do të bëjnë gara kombëtaret për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë ka vendosur përfundimisht datat dhe orën e ndeshjeve të Kosovës.

Kosova kësaj radhe është në Ligën C, ku në grup ka Kombëtaret si Greqia, Sllovenia dhe Moldavia.

Ndeshja e parë e Dardanëve do të jetë në udhëtim te Moldavia më 3 shtator e cila do të luhet nga ora 20:45.

Ndërkohë tri ditë më vonë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, djelmoshat e Bernard Challandes do të luajnë takimin e parë në shtëpi ndaj Greqisë.

Duke parë ecurinë e mirë të Kosovës në ndeshjet e fundit, UEFA ka vendosur që ta qes ekipin tonë përfaqësues në orar të mbrëmjes nga ora 20:45 ku pritet të jetë shikueshmëria më e madhe.

Pra të gjitha ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve do të luhen nga ora 20:45.

Orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:

3 shtator: Moldavi-Kosovë (20:45)

6 shtator: Kosovë-Greqi (20:45)

11 tetor: Kosovë-Slloveni (20:45)

14 tetor: Greqi-Kosovë (20:45)

15 nëntor: Slloveni-Kosovë (20:45)

18 nëntor: Kosovë-Moldavi (20:45)

/Telegrafi/