Aeroplani që ishte nisur nga New Delhi për në Patna të Indisë, ka mundur ta ketë një aksident të pazakonte derisa ishte në fluturim.
Një udhëtar i paemëruar që ishte në fund të viteve të 20-ta, ka dashur ta hapte derën për emergjenca, pasi e kishte ngatërruar me atë të tualetit, transmeton Telegrafi.
“Kur e kanë pyetur se çfarë po bënte, ai ka thënë se i duhet të hyjë urgjentisht në tualet sepse i duhej të vjellë, ndërsa nuk ndalonte së provuari të hapte derë”, ka shpjeguar një zyrtar i GoAir.
Meqenëse ishte vazhdonte të insistonte, atë e larguan me forcë dhe e dërguan në tualet. Stafi i aeroplanit, kur u njoftuan me rastin, e izoluan derisa të kryhet aterrimi.
Pas ndalimit të paraparë në aeroport, i dyshuari u shoqërua te mbrojtësit e rendit, të cilët e intervistuan për veprimin që bëri.
“Vërehej qartë se nuk ka ditur çfarë po bënte, sepse ishte hera e parë që po fluturonte me aeroplan. Kërkoi falje dhe ndjehej i turpëruar”, është thënë lidhur me udhëtarin, për të cilin nuk do të hapet ndonjë evidencë kriminale. /Telegrafi/