Telegrafi

Udhëheqësit e vendeve BE-së në Kiev mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun

Katër krerët e BE-së nga Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania kanë premtuar mbështetjen e tyre për përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun.

Kjo, siç raporton Sky News, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur nga Emmanuel Macron, lideri i Francës, i cili vizitoi sot kryeqytetin ukrainas.

Ai gjithashtu premtoi se vendi i tij do të rrisë dërgesat e armëve në këtë vend.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pas takimit se ai diskutoi dërgesat e armëve gjatë takimit të tyre, si dhe vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ditë e ngjeshur. Takime të rëndësishme”, ka thënë Zelensky në kanalin e tij zyrtar në Telegram, ku u shpreh i kënaqur për vizitën që ia kanë bërë liderët evropianë.

Ndryshe presidenti francez pas vizitës në Irpin, tha para gazetarëve se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.

E kancelari gjerman theksoi se Irpini dhe Bucha, janë simbol i mizorisë së paimagjinueshëm të luftës ruse. /Telegrafi/