Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “Vjedhje e rëndë”, në një mobil shop në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës bëhet e ditur se persona të dyshuar më datë 01.11.2024 rreth orës 18:00 kanë vjedhur telefona, llap top, Ipad si dhe jë shumë të parave.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datё 01.11.2024 rreth orёs 18:00, ёshtё informuar se nё rrugën ‘Luan Haradinaj’, ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) lokale (mobilshop), ku kanё vjedhur: Telefona, Llapo top, ipad si dhe njё shumё tё parave.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, mё piken kufitare Vermicё i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës.
“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/