Site icon Telegrafi

U vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj Dardan Krivaqës e Arbnor Sejdiut

Gjykata Themelore e Ferizajt sot ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Albënora Bekteshi – Hoti.

“U është vazhduar paraburgimi të dyve deri më 21 nëntor”, ka thënë Bekteshi Hoti për Telegrafin.

Lexo po ashtu Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital dhe kishte thyerje të gjymtyrëve

Pasditen e së dielës, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, u la pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Të dy u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, në të njëjtën kohë kur qytetarë të shumtë po protestonin duke kërkuar dënimin maksimal për fajtorin.

Dy javë më parë, detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Lexo po ashtu "U njohën në rrjetet sociale", "Fqinjët dëgjuan zhurma", detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaj

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi ka thënë se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa. /Telegrafi/

 

Exit mobile version